Categories Lajme

Bëri kërdinë me vjedhje që prej korrikut, pranga skifterit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i dyshuar si autor i 10 vjedhjeve në qytetin bregdetar që pres sezonit të verës dhe deri tani. Më të fundit e kishte në një objekt që po riparohej, ku edhe u kap në flagrancë nga policia duke vjedhur materiale ndërtimi.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Finish”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:D. M., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.Ky shtetas, më datë 05.10.2020, rreth orës 23:30, është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke vjedhur materiale ndërtimi në një objekt që po riparohej”, njoftoi policia.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar i disa vjedhje të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit, konkretisht:

-Më datë 14.07.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular shtetasit N. P.;

-Më datë 17.08.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në banesën e dëmtuar nga tërmeti të shtetasit A. L.;

-Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit A. I.;

-Më datë 08.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës dyshohet se i ka vjedhur 10.000 lekë të rinj shtetases M. B.;

-Më datë 16.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. L.;

-Më datë 25.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit R. R.;

-Më datë 22.09.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur arkën e ndihmave në një kishë që administrohet nga shtetasi B. C.;

-Më datë 26.09.2020, në lagjen nr. 12, Durrës, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit F. V.;

-Më datë 03.10.2020, dyshohet se ka vjedhur një aparat celular në mjetin e shtetasit K. Ç.;

Më datë 04.10.2020, në lagjen nr. 17, Durrës, dyshohet se ka vjedhur pajisje elektrike dhe materiale të ndryshme te nënstacioni elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME