Categories Lajme

Berisha hap profil në TikTok: Teknologjinë e kam pasur gjithmonë pasion

Sali Berisha ka hapur faqe zyrtare në “TikTok”. Në videon e tij të parë, ai theksoi se është entuziast.

“Një përshendetje të përzemërt nga kanali im zyrtar në Tik Tok. Jam entuziast që sot filloj me ju një dialog nëpërmjet këtij kanali me një përparim të shpejtë. Ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë, teknologjia.

Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë, të internet 3, kriptoteknologjsë, inteligjencës artificiale. Sot të rinjtë shqiptarë shkëlqejnë në portën e Apple dhe kompanive të tjera të mëdha të HighTech. Ndërsa këtu, ai tjetri thotë se punë ka, por profesionista nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka.

Ndaj dhe Partia Demokratike përcaktoi objektiv kryesor të programit të saj, vendosjen pikërisht të këtyre sektorëve si promotorë, apo në zemër të ekonomisë shqiptare. Me besimin më të madh se ju, të rinjtë e vendit, do ta çoni përpara këtë revolucion. Me mendjen dhe energjitë tuaja mund ta shndëroni Shqipërinë në një Silicon Valley të Europës dekadën që vjen.

Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo sfidë është largimi i kësaj qeverie, e cila në vend që të krijojë të gjitha kushtet për ju, preferon t’ju përzërë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandëqë ju kurrë nuk e besoni. Ndaj dhe ju ftoj, le të bashkohemi me focat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar për ju, këtu në Shqipëri, të gjitha mundësitë që ju të ndryshoni kombin dhe vendin tuaj”, thotë Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME