Categories Lajme

Berisha konfirmon pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale: Nisim punën për kandidatët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashkitë që janë pa kryetar në vend. Me anë të një deklarate, Komisioni i Rithemelimit të PD ka njoftuar se sot hapi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për secilën bashki në garë. Afati për të paraqitur kandidaturat është 24 janari.

Deklarata: Duke ndjekur situaten politike per zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Perkoshem i Rithemelimit te Partise Demokratike deklaron se do te jete pjese e ketyre zgjedhjeve per tu dhene Shqiptareve mundesine per tu perfaqesuar ne qeverisjen vendore me kapacitetet me te mira te vendit. Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit te primareve brenda PD per perzgjedhjen e kandidaturave me te mira per secilen nga bashkite ne gare. Nga sot, ne te gjitha bashkite ku do te hapet gara Partia Demokratike fillon punen per evidentimin e kandidateve. Procesi i perzgjedhjes do te finalizohet me date 30 Janar 2022 sipas parimit “te Primareve”.

Ne perputhje me statutin e PDSH neni 12 dhe 38 kandidatet mund te evidentohen: Me vetepropozim; Propozim nga anetaresia; Propozim nga organet qendrore te PDSH. Kandidatet duhet te jene personalitete me autoritet te larte politik profesional dhe shoqeror. Dokumentacioni i nevojshem duhet te paraqitet prane Komisionit te Perkohshem te Rithemelimit te PD dhe duhet te permbaje CV profesionale dhe politike te kandidateve si dhe formularin e vetedeklarimit per pastertine e figures se kanditatit. Afati per paraqitjen e kandidaturave eshte data 24 Janar 2022 ora 24.00.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME