Categories Lajme

Berisha: Nesër do të nxjerr dosjen pse u shpalla “non grata” nga Britania

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se nesër në mesditë do të mbajë një konferencë të posaçme për çështjen e shpalljes “non grata” nga Britania e madhe. Ftesa që u është nisur gazetarëve ka një titull interesant: “E vërteta e non grata-s të Sali Berishës” e shoqëruar me frazën “Korrupsioni transnacional i zyrtarve si armë për të shkatërruar opozitën”.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mban një konferencë të posaçme për shtyp ku do të shtjellohen tezat lidhur me non grata-n britanike dhe ankimimin që i është bërë vendimit të Home Office” – thuhet në ftesë.

Në 22 korrik të një viti më parë ishte vetë Berisha që me anë të një deklarate në selinë blu zbuloi se ishte shpallur “non grata” nga Britania e Madhe. Berisha tha se me anë të një letre nga Sekretarja e Brendshme thuhej se vendimi ishte marrë për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.

Berisha i ka hedhur poshtë këto akuza duke i konsideruar në “në vazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”.

Më pas Berisha ka akuzuar edhe ambasadorin britanik në Tiranë, Alastair King-Smith për të cilin ka thënë se është i korruptuar dhe se ka lidhje me Veliajn dhe Bashën.

“Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran” – është shprehur Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Panaja të Vlorës! 36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe qëllon me armë në ajër, shoqërohet në polici

Një incident është regjistruar në fshatin Panaja, në Vlorë, ku një 36-vjeçar dyshohet se i…

LEXO ME SHUME