Categories Lajme

Berisha paralajmëron tjetër betejë për marrjen e selisë së PD

Ish kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ka deklarura se do të ketë tentativë tjetër për të marrë godinën e PD, por këtë herë, “përgatitjet do të jenë më serioze”, tha ai.

Berisha deklaroi se policia hyri në seli, kur e pa se godina po merrej nga protestuesit.  “Policia ka hyrë sepse e pa që protestuesit po merrnin selinë. Edi Rama është i tmerruar sot. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mbështetur te blindet. Këtë aplikoi te selia e PD. Është projekti i Ramës.

Me faktin që revolucioni paqësor i shkriu blindet, është një tmerr për Edi Ramën“, deklaroi Berisha.

Ish kryeministri foli edhe për aspektet logjistike, duke pranuar se ka vështirësi në gjetjen e pajisjeve kundragaz, por se kjo gjë do të realizohet dhe pas “përgatitjeve serioze”, PD do t’ju rikthehet demokratëve, duke paralajmëruar kështu, betejën e rradhës për marrjen e selisë.

“Tani i ka ngelur vetëm gazi. Edhe gazi ka mjetet e veta… Do të bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe tempulli do u kthehet demokratëve“, tha ndër të tjera Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME