Categories Lajme

Itali, lidhja e dyshimtë me 33-vjeçarin shqiptar, Katër shpërthime me eksploziv brenda dhjetë ditësh

Në dhjetë ditët e fundit Foggia në Itali është tronditur nga katër shpërthime me eksploziv në katër biznese të ndryshme. I fundit është regjistruar këtë fundjavë në një restorant në Vico Ciancarella. Shpërthimi dëmtoi pjesën e jashtme të grilave. Policia po heton ngjarjen duke këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe ato në lagje.

Pronari i këtij restoranti ka në pronësi një kompani që merret me shpërndarjen e kafesë e cila të premten e kaluar pësoi dëmtime pas flakëve që përfshinë një prej furgonëve të saj.  Më 12 nëntor të vitit 2019 ai kishte pësuar një tjetër sulm me eksploziv ku disa persona të panjohur hodhën në erë grilën e biznesit të tij duke shkaktuar dëme të mëdha.

Mediat italiane i lidhin këto ngjarje me një 33-vjeçar shqiptar. Ai dyshohet se është autori i disa prej këtyre sulmeve në Itali, pasi u arrestua nga policia në prill të vitit 2020.

Në San Severo më 3 janar në një distancë të shkurtër nga njëra tjetra shpërthyen dy lëndë plasëse të vendosura para një parfumerie dhe një dyqani makinash. Ndërsa në Foggia më 5 Janar një tjetër lëndë plasëse shpërtheu para një dyqani lules jo shumë larg stadiumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në bypass-in e Fierit, makina del nga rruga, shoferi ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 2 Tetor 2026

Dashi Mos e humbni kohen me gjera te kota sot juve qe jeni ne një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Manatia e Lezhës në flakë, zjarrfikësit në mbrojtje të banesave! Ndërhyrje nga ajri me helikopter

Një zjarr masiv ka prekur që prej mbrëmjes së djeshme zonën malore në Manati, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U ndalua për ngacmim të të miturave, ky është këngëtari fierak që u vu në pranga

Në foto është këngëtari fierak E.Xhaferi, i cili është ndaluar nga Policia e Fierit pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME