Pas takimit me Edi Ramën, sot kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti u prit nga ish- kryeministri Sali Berisha. Teksa poston foto nga takimi Berisha shkuan se pasi i uroi fitoren kryeministrit të ardhshëm të Kosovës, Albin Kurti, nënvizon se qytetarët e Kosovës votuan për ndryshimin dhe integrimin evropian. Berisha shprehet se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Takim me kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe kryetarin e Levizja Vetevendosja, zotin Albin Kurti! Te dashur miq, sot prita ne nje takim kryeministrin e ardhshem te Kosoves dhe Kryetarin e Levizjes Vetevendosja, z. Albin Kurti dhe zoterinjte Liburn Aliu, deputet i kesaj partie dhe Arber Zaimi keshilltar i kryetarit te LVV.
Ne kete takim i shpreha dhe njehere zotit Kurti urimet e perzemerta per fitoren e tij dhe Levizjes Vetevendosja ne zgjedhjet e fundit paralamentare ne Kosove duke theksuar se zgjedhjet e fundit ishin historike, qytetaret e Kosoves me voten e tyre mandatuan ndryshimin, mandatuan koaliconin LVV-LDK, Albin Kurtin, Vjosa Osmanin per udheheqjen e vendit ne rrugen e ndryshimit dhe integrimeve europiane dhe euroatllantike.
Ne kete takim diskutuam gjeresisht mbi zhvillimet ne rajon dhe bashkepunimin midis Shqiperise dhe Kosoves ne interesin me te mire te dy vendeve dhe te kombit tone si dhe bashkepunimit rajonal. Takimi ishte i hapur dhe miqesor!”, shkruan ish- kryeministri i Shqipërisë. Ndërkohë që ditën e premte Kurti pati një takim prej rreth katër orësh me kreun e ekzekutivit shqiptar Edi Rama./Express