Categories Lajme

Shqiptari bie në “grackën” e gazetares angleze: Me 17 mijë Sterlina të çoj nga Tirana në Londër

Gazeta Mail on Sunday përmes një shkrimi investigativ të maskuar ka mundur të kontaktoj me një shqiptar nga Hasi i Shqipërisë me banim në Londrën veriore, ku duke u hequr si emigrante e interesuar për t’u trafikuar ne Britani, shqiptari me emri Kastriot Ahmati, sipas gazetës, i ka premtuar gazetares sjelljen menjëherë në Britani, përmes të njejtës rrugë si 39 emigrantët që humbën jetën në tragjedinë e fundit.

Shqiptari që sipas gazetës e botonte numrin e tij të telefonit në një faqe facebook-u me emrin “Albanians in London”, duke komentuar në një telefonatë në video në facebook, tragjedinë e fundit, lajm kryesor në median britanike, dhe jo vetëm, thote se “si ta kesh të shkruar”, “unë kam ardhur vetë në Britani në këtë mënyrë”.

Çmimin që ai i ofron gazetares për të ardhur nga Shqipëria në Britani shkon deri në 17 mijë sterlina për t’u pajisur me dokumenta fallco që do i lejonin asaj ardhjen me avion nga Tirana, ose 14 mijë sterlina po të fshihej në maune, duke hipur në Belgjikë me një udhëtim që zgjaste nga 12 deri në 14 orë. I kontaktuar për të komentuar më vonë për gazetën britanike, shqiptari tha se kishte bëre shaka në mesazhet e postuara në Facebook dhe telefonatën me gazetaren e maskuara. Por gazeta Mail on Sunday shkruan se sipas NCA, Agjensisë së Luftës Kundër Krimit, grupet shqiptare janë përgjithësisht përgjegjëse për rritjen e numrit të emigranteve të trafikuar në Britani.

Sipas David Wood, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Emigracionit në Home Office, duke folur për mënyrën sesi funksionojnë trafikantët shqiptar, thotë se “ata zakonisht kanë agjentë në vendet e burimit si në Kinë, Afganistan, Irak dhe Afrikën sub-Sahariane”. Dosja me materialet, përfshi edhe identitetin e shqiptarit nga Hasi, gazeta Mail on Sunday ia ka kaluar Policisë Metropolitane për hetim. Por gazeta nuk thotë se ky shqiptar apo trafikantet shqiptar janë përgjegjës për tragjedinë e fundit me 39 emigrantët nga Vitenami dhe Kina./Marrë nga t.ch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME