Categories Politike

Berisha: Rama, thikë pas shpine PD-së duke marrë peng Lulzim Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha në Fier tha se Edi Rama duke marrë peng kreun e Partinë Demokratike, Lulzim Bashën, i futi një thikë pas shpine kësaj force politike.

Gjatë takimit me demokratët, në “Foltoren” e Fierit, Berisha tha se mbështetësit e PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës, siç e quan ai përjashtimin nga grupi parlamentar. Megjithatë, ish-kryeministri u bëri thirrje demokratëve të mos ketë ndarje midis tyre.

“Duke marrë peng kreun e opozitës Edi Rama i futi një thikë pas shpine PD me kreun e marrë peng prej tij. Sot kemi nis këtë debat me ju, por ky debat ju ftoj të zhvillohet një debat midis njerëzve që u besojnë vlerave, që marrin përgjegjësi. Janë të revoltuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës. Të mos pranojmë asnjë ndarje midis nesh, të Bashës dhe Berishës. Ju jeni njerëzit e vlerave dhe të lirisë. Ata që nuk e duan Sali Berishën ju them vetëm një fjalë, më shumë  se gjithë ju Bashën e ka mbështetur vetëm Berisha,” deklaroi Berisha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME