Categories Lajme

Berisha tallet keq me Lulin: Del dhe thotë jam Bashë edhe Hotë!

Ish kryeministri, Sali Berisha, gjatë “Foltores” në Peshkopi, ka komentuar edhe një nga deklaratat e Bashës në mbledhje me demokratët, ku ai citohet të ketë thënë nga mediat, se i përket edhe fisit të Bashëve dhe të Hotëve, të cilët punët “i zgjidhin edhe ndryshe”.

Berisha u tall me Bashën për këtë shprehje, duke i kujtuar se ai ndoshta nuk ngjan me asnjë nga këto fise… “Del dhe thotë jam dhe Bashë jam dhe Hotë!   Para dy muajsh bëmë një muhabet. Do ua them, nuk e kisha ndërmend, por do e them. I them, Lul mos u përziej në këtë punë, nuk i kërkoj ndihmë akujt. Hotjanët e kanë pasë një fjalë “ndihma e Zotit, pushka e Hotit”. Kjo do të thotë, ndihma e zotit, pena ime. Tani ky thotë jam edhe Bashë edhe Hotë. 

Edhe Bashët edhe Hotët, kanë patur burra të penës dhe të pushkës, të betejave dhe fitimtarë. Por ti zotëri numëron vetëm humbje, humbje dhe beteja të dorëzuara. Edhe tek Bashët, edhe të Hotët, në çdo fis dhe familje, bespreri është, e dini vetë… Të bashkohemi me ata që kanë themeluar këtë parti!”, tha ndër të tjera Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME