Categories Lajme

Kretë, gjyshi futet në det për të shpëtuar nipin dhe mbesën dhe ndërron jetë

Një tragjedi ka ndodhur në Kretë pasditen e sotme. Një i moshuar është mbytur pasi u fut në det të shpëtonte nipin dhe mbesën e tij. Fëmijët e moshave 7 dhe 8 vjeç tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

I moshuari ishte një turist francez i cili bashkë me gruan, nipërit dhe mbesat e tij kishin mbërritur në Kretë me pushime. Sipas mediave greke, familja e turistëve të huaj, bëri një shëtitje në zonën e Agios Konstantinos në Gouves. Pak pas orës 17:00 të pasdites, roja bregdetare vuri re tre persona të cilët po kërkonin ndihmë në det.

Ai u hodh menjëherë dhe arriti të shpëtojë dy të vegjlit. Më pas u përpoq të nxjerrë jashtë edhe të moshuarin por për fat të keq tashmë ishte shumë vonë, pasi ai kishte humbur ndjenjat.

Fëmijët u transportuan me ambulancë për kontrollet e nevojshme mjekësore. Prindërit e tyre, të cilët ndodhen në Francë, u njoftuan nga autoritetet në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME