Categories Showbiz

“E sheh Fifin si të dashurën tënde?”/ Ja çfarë përgjigje dha Granit Cana për këngëtaren

Dyshimet se pëlqimi mes Fifit dhe Granit Canës është i njëanshëm, vazhdojnë ende në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtarja e ka shprehur publikisht dëshirën për të krijuar një lidhje me ish-futbollistin, por ai stepet akoma për të ndërmarrë një hap. Mbrëmjen e djeshme, teksa po bisedonte me aktorin Donald Veshaj në oborrin e shtëpisë, Granitit iu bë një pyetje e drejtpërdrejtë në lidhje me Fifin: “A e sheh si të dashurën tënde?”. Mirëpo, edhe pse po kalojnë dy javë, ish-futbollisti ende thotë se është shumë herët.

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Është koha që i tregon krejt se sa të duash ti jepi gojës, por koha i nxjerr të gjitha në pah.

Donald Veshaj: Po ti je i sigurtë, e pëlqen? E shikon si të dashurën tënde?

Granit Cana: Është shumë herët për me fol për të dashur, për me u lidh.

Donald Veshaj: Këtë muhabet e bëj me ty se të vlerësoj si çun edhe s’dua që të… Por edhe nëse nuk e shikon nuk ka as edhe një lloj problemi, bile pikë të shtohen nëse thua të vërtetën. Po të flas hapur se dua që të dalësh mirë. Nëqoftëse nuk e shikon, sepse që ju të dy e keni shumë xhan njëri-tjetrin duket, po ndonjëherë ndoshta nuk e shikon si të dashur plak dhe nuk ka asnjë lloj problemi.

Granit Cana: Jo, jo, s’është ajo, po unë po them koha i nxjerr krejt në pah.

Ndërkohë, ditën e djeshme Fifi u bë xheloze ndaj Granitit, sepse ky i fundit kishte shkuar të bënte dush me Semi Jaupajn.

Si kalove në dush? A kalove mirë?? Dëgjova se nuk ishe larë vetëm”, e nisi diskutimin Fifi, duke pritur “sqarim” nga ana e Canës.

Pjesë nga biseda:

Granit Cana: Ua, kaq thellë ka mbërritur xhelozia ë? Po ti e di që ne shokë jemi.

Fifi: Veç po pyes, nuk po them gjë.

Granit Cana: Po e di që po dëshiron të thuash.

Fifi: Si u ndjeve kur u lave? A ja fërkuat njëri-tjetrit shpinën?

Granit Cana: Jo, jo, nuk ka shanse, kamerat janë dëshmitarë okularë.

Fifi: Veç po pyes, a nuk prite dot sa të lahej ajo e pastaj të hyje ti?

Granit Cana: Po isha i djersitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME