Categories Lajme

Berisha: Topalli dhe Patozi refuzuan ftesën e Bashës për bashkëpunim

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e përjashtoi mundësinë që dy partitë e drejtuara nga ish-funksionarë të PD-së mund të dëmtojnë interesat elektorale të opozitës në zgjedhje. Por, Berisha shtoi se si Jozefina Topallit ashtu edhe Astrit Patozit i është bërë ftesë për bashkëpunim.

“Mirë do të ishte që të ishin në koalicion por ata refuzuan. Znj. Topalli edhe para krijimit të partisë me statut ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, pastaj krijoi partinë e saj dhe refuzoi pasi deshi të provohet”, – tha ai.

“Mund ta dëmtojnë PD nuk mund të them që jo por kanë bërë zgjedhjet e tyre. Çdo parti tërheq vota, nuk di parti që futet në listë dhe nuk tërheq vota. Por se sa nuk di”, – shtoi ish-kryeministri. Berisha gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë që znj. Topalli apo z. Patozi të marrin mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

“Nuk kam ndonjë parashikim të tillë por mundësitë janë të hapura”, – tha ish-kreu i PD. Ndërkohë ai e cilësoi absurd kushtin e vendosur prej tyre për bashkëpunim pas zgjedhjeve, duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD.

“Këtu dua t’u them një fjalë nëse t’i i thua fitimtarit që të vij unë ik ti, nuk është e mirë studiuar. Fituesit të zgjedhjeve i thuhet jam i gatshëm që të shtrijë dorën për bashkëpunim por nuk mund t’i thuash ik ti që të vij unë”, – tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Thahet rezervuari, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtëna me armë në Qafështamë gjatë operacionit antidrogë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sudhi, në zonën e Qafështamës, gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dështon hyrja e 10 shqiptarëve në Angli, kapen me gomone

Dhjetë persona janë arrestuar në Mylor Harbour, Cornwall, pasi një skaf me shtetas shqiptarë mbërriti…

LEXO ME SHUME