Categories Lajme

Berisha zbulon emrin e koalicionit dhe si do garojnë kandidatët e tij në 6 mars

Ish-kryeministri Sali Berisha pohoi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në disa nga bashkitë e vendit. Ai tha se kandidatët do të zgjidhen përmes votimit në primare, për të cilat njoftoi se do të mbahen këtë të diel.

Berisha tha se do të ketë kandidatë që do të habisin, por pohoi se ende nuk është përcaktuar formula se si këta kandidatë do të dalin, nëse do të jenë si të pavarur apo në një formë tjetër .

“Ky është një proces i pandalshëm, në asnjë lloj diskutimi pjesëmarrja në procesin zgjedhor. Po aplikojmë standardin që kemi mishëruar në statutin e partisë, standardi është primari. Ditën e diel. Në të 6 bashkitë.

Pse nuk krijoni një parti të re? Ajo është, por e zaptuar nga narkoshteti, nga brava, nga humbësi kronik, nga ai që ka humbur 4 herë.

Kandidatë të pavarur në zgjedhje? Logon dhe selinë e ka zaptuar narkoshteti.

Koalicion në zgjedhje? Kemi folur me të gjithë, edhe me LSI-në. Por nuk e kemi vendosur ende nëse do të dalim si të pavarur apo si koalicion. Kjo do vendoset me pëlqimin e të gjithëve. Emri i koalicionit nëse do të ketë, do jetë “Shtëpia e Lirisë” – tha Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME