Categories Lifestyle

Bërja e një tatuazhi është rrezik shëndetësor

Ngjyra nuk është e vetmja gjë që mbetet kur bëni një tatuazh. Tani, një studim i ri ka zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike.Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Francë, zbuluan se nikeli dhe kromi, ‘shkarkohen’ nga gjilpëra e tatuazhit kur përdoret një pigment i caktuar.

Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra të ndritshme si blu, jeshile dhe e kuqe, transmeton “Tch”. Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë reagime të këqija ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme shëndetësore të metaleve, potencialisht toksik, të shkaktuar nga tatuazhet.

Një studim i vitit 2015 i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut anketoi 300  persona me tatuazhe dhe më shumë se 10 përqind raportuan se pësuan një reagim të fortë alergjik. Fillimisht shumica  e ekspertëve fajësuan bojërat, por ekipi në ESRF zbuloi se grimcat metalike ishin në nyjet limfatike të njerëzve me tatuazhe dhe po përpiqeshin të gjenin një lidhje.

“Ne po vijonim studimin tonë të mëparshëm, duke u munduar të gjejmë lidhjen midis hekurit, kromit, nikelit dhe ngjyrosjes së bojërave. Pasi studiuam disa mostra të indeve njerëzore dhe gjetëm komponentë metalikë, kuptuam se duhet të ketë diçka tjetër … Atëherë kemi menduar të testojmë gjilpërën dhe ky ishte momenti ynë ‘eureka’, tha një prej shkencëtarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME