Categories Politike

Bërnabiç i përgjigjet Kurtit: Deklaratat e tij paralajmërim për shkelje të CEFTA-s

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se qëndrimi i kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, për një reciprocitet të plotë ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë në vend të taksës 100 për qind, është paralajmërim i qartë për vazhdimin e shkeljes së marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA).

“Nëse ata veprojnë sipas paralajmërimeve, pa marrë parasysh a e heqin apo jo taksën 100 për qind, kjo është ende një shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s. Asgjë nuk do të ndryshojë shumë, ata vazhdojnë të jenë pala që shkelin CEFTA-n si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit qe e kanë me BE-në. Unë shpresoj që ata do të mendojnë edhe njëherë për këtë, sepse nuk e di ku do t’i dërgojë e gjithë kjo”, tha kryeministrja Bërnabiç, kur u pyet nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar deklaratat e Kurtit për çështjen e reciprocitetit.

Më 10 tetor, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi se “Ne jemi jo vetëm të gatshëm, por edhe të interesuar që tarifën 100 për qind, ta zëvendësojmë me reciprocitet të plotë me Serbinë në përputhje me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës të datës 7 dhjetor 2011”, shkruan Rel.

Qeveria e Kosovës pati vendosur taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe të Bosnjës në nëntor të vitit 2018. Kjo ishte bërë si kundërpërgjigje, ndaj fushatës së autoriteteve serbe, për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Më pas, Serbia ndërpreu bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Heqjen e taksës e kanë kërkuar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME