Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave ratifikoi sot marrëveshjen e huasë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 50 milionë dollarësh për financimin e konektivitetit të rrugëve rajonale dhe lokale në Shqipëri. Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Financave, Vasilika Vjero tha se nëpërmjet huasë nga BERZH-i, sigurohet shuma prej 50 milionë dollarë, e nevojshmë për të financuar 3 segmente rrugore. “Konkretisht financohet rehabilitimi i rrugës ekzsituese Orikum- Ujë i Ftohtë, ndërtimi i rrugës Shëngjin-Velipojë dhe sistemimi i rrugës Zgosht- Ura e Çereniçit”, tha Vjero. Komisioni miratoi edhe marrëveshjen e huasë që sigurohet nga qeveria e Kuvajtit për një financim prej 6.8 milionë denarësh kuvajtjanë të projektit të rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës.
Categories
Lajme