Categories Lajme

Rama: Ja 3 teoritë më absurde që kam lexuar

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat se në Shqipëri po montohen antena me teknologjinë 5G, duke thënë se e vërteta është krejt ndryshe. I ftuar në emisionin “Opinion”, Rama u pyet se çfarë mendon për teorinë se kjo teknologji është shkaktare për uljen e imunitetit dhe ndikimin për përhapjen e koronavirusit.

Kreu i qeverisë deklaroi se ata persona që besojnë në teori të tilla janë “gjysmë analfabetë”.  Kujtojmë se Shqipëria u tërhoq nga teknologjia kineze 5G, pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-ve. “Unë kam lexuar nëpër këto ujdhesat e komenteve në Facebook-un tim që koronavirusi është një lojë e madhe. Disa thonë që është një lojë brenda të cilës qenkam se qenkam edhe unë që jam i informuar. Jo se e kam organizuar unë lojën por jam një ushtar për të eliminuar të vjetrit.

Bota nuk ka para për pensionet. Kam dëgjuar një teori tjetër që është Iluminati dhe masoneria që e bën këtë lojë me një grip të zakonshëm. Kam dëgjuar edhe këtë të 5G, që idiotësi më të madhe se kjo nuk kam dëgjuar. Lexoja që ndërkohë që Rama flet për luftë, fshehtas montohen antenat 5G. Nuk ka 5G në Shqipëri. Dihet debati që është bërë. Dihet që Shqipëria ka pasur një qëndrim të qartë. Që kjo të jetë një lojë e madhe dhe të zbulohet nga gjysmë analfabetë që rrinë në Facebook, që marrin maturën shtetërore me kopje dhe futen në universitet dhe nuk dinë të lidhin dy fjalë kjo nuk ka sens”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME