Categories Lajme

Inspektim në terren për drejtuesit e automjeteve që lëvizin me autorizim

Zbatimi i masave kufizuese nga drejtuesit e automjeteve që lëvizin për punë ishte në fokus të një inspektimi që zhvilluan sot drejtues të Policisë së Shtetit dhe ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ministri Shalsi, Drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi dhe Zv/drejtori Dhimitraq Ziu, inspektuan sot shërbimet e Policisë në rrugë, për të parë nga afër zbatimin e masave kufizuese.

Shalsi dhe Veliu panë nga afër, përreth dy orë, në disa pika kontrolli, të gjitha kontrollet e kryera nga ana e Policisë për lëvizjen e automjeteve 4+1, nëse drejtuesit ishin të pajisur me autorizim, si dhe nëse zbatonin fashën orare të lejuar apo abuzonin me autorizimet e mara në emër të bizneseve që ata punonin ose përfaqësonin. Dy ditë më parë, Drejtor Veliu, gjatë një prononcimi për shtyp bëri me dije se automjetet 4+1 do të përdoren vetëm për të shkuar nga shtëpia në punë dhe anasjelltas dhe jo të përdoren në mënyrë abuzive jashtë destinacionit, pasi çdo drejtues mjeti që do kapet duke drejtuar mjetin jashtë destinacionit do ndëshkohet sipas Aktit Normativ.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME