Categories Showbiz

Besa Kokëdhima lë Këngën Magjike, Ardit Gjebrea: Të lutem, mos mungo

Besa Kokëdhima lajmëroi se do të tërhiqet nga Kënga Magjike, për shkak se nuk mundet të këndojë në këtë kohë të vështirë që po kalon Shqipëria. Producenti i këtij festivali, Ardit Gjebrea reagoi përmes një statusi në Instagram ku tregoi se nuk do të ketë shtyrje të festivalit, por me paratë që do mblidhen nga biletat e Këngës Magjike, do të ndërtojnë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë.

Të dy vendimet e Besës dhe Ardit janë publikuar pothuajse në të njëjtën kohë në Instagram. Arditi, madje i ka shkruar Besës në statusin ku tregonte largimin nga Kënga Magjike. Ai i ka kërkuar Besës të mos mungojë, por të bëhet pjesë e këtij festivali që këtë vit do të realizohet për t’ju ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Besa e dashur, të thashë që Kënga Magjike këtë vit do të ketë misionin ‘kendoj per te ndertuar’ dhe të gjithë bashkë do kontribuojmë për ata që kanë nevojë. Kam qënë këto ditë në Thumanë dhe vendosëm që me të ardhurat nga biletat të ndërtojmë një shtëpi nga e para dhe kjo gjë do të transmetohet të dielën në E diela shqiptare. Secili bën atë që ndjen, të gjithë artistët janë bashkë këtë herë për të ndërtuar. Të lutem mos mungo! Të gjithë ndiejmë dhimbje, por te gjithe bashke mundemi. Edhe artistët e huaj kanë ardhur për këtë kauzë! Të presim”,-i shkruan Arditi këngëtares në statusin e saj.

Nuk dihet nëse Besa do të ndërrojë mendje pas kërkesës publike të Arditit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME