Categories Lajme

Besa Shahini: Boll shkele të drejtat e fëmijëve në Shqipëri!

Në kundërshtim të hapur me çdo ligj për fëmijët në Shqipëri, udhëzimi më i fundit i lëshuar nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, mbi kujdesin dhe masat anticovid në shkolla, shkel haptazi dhe në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve.

Udhëzimi mbi kujdesin dhe masat anti covid-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021, detyron fëmijë të moshës nën 14 vjeç apo edhe fëmijë të grupeve me aftësi ndryshe dhe të nevojave të veçanta, që të firmosin formën e vetëdeklarimi që nuk janë të prekur nga covid, në të kundërt do të ndëshkohen nga rregullorja e shkollës.

Në këtë udhëzim, në pjesën që vendosen rregullat që duhet të ndjekë arsimi parauniversitar në kujdesin për higjenën, kërkohet që fëmijët e arsimit parauniversitar janë të detyruar të firmosin formularin e vetëdeklarimit se si prindërit, ashtu edhe fëmijët deklarojnë nën përgjegjësinë e tyre personale se nuk kanë situate të infektimit me virusin Covid-19 si për veten e tyre ashtu edhe në familjet. Natyrshëm, kur lexon këtë udhëzim rrjedh pyetja:

 Znj.Ministre, si mund të firmosë një formular të tillë një fëmijë që sapo ka nisur të mësojë

shkrim e lexim?!

 Si mund të plotësojnë formularin e detyrueshëm fëmijët me aftësi të veçanta?!

 Si mund të plotësojnë formular deklarimi fëmijët çdo ditë të javës, apo edhe familjarët e tyre

për të sqaruar dhe sigururar situatën e tyre të përditshme familjare?!

 Si mund t’ju kërkohet fëmijëve nën moshën 14 vjeç, qe nuk kanë zotësi për të vepruar – përfshi

edhe të drejtën e firmës, në kundërshtim me kodin civil dhe penal, të firmosin një dokument për

të cilën deklarimi përmban pasoja penale?

 Si mund të detyrohen fëmijët të mbajnë përgjegjësi personale në rastet e infektimit me Covid-19, por janë asimptomatikë?! Në këtë udhëzim madje kërkohet gjithashtu që ajrimi i klasave dhe ambienteve të shkollave të kryhet çdo ditë nëçdo 5-6 orë, ndërsa anashkalohet se si do të realizohet një gjë e tillë gjatë stinës së ftohtë të dimrit?!

Fëmijët detyrohen të jenë të pajisur me maska njëpërdorimshe, ndërsa ështē anashkaluar fakti i kostos financiare për të blerë çdo ditë maska për një familje në nevojë?! Kush do t'a paguajë maskën e fëmijëve që nuk kanë lekë ta blejnë? A do të refuzojë Ministria t'ju jap mësim këtyre fëmijëve vetëm sepse janë të varfër? CRCA/ECPAT Shqipëri shprehet tepër shqetësuar, pasi në bindjen tonë, një pjesë e masave të miratuara nga Ministria e Arsimit për hapjen e shkollave shkelin në mënyrë flagrante të drejtat e fëmijëve. Në këtë kuadër, ne i bëjmë thirrje Ministres Shahini të rishikojë urgjentisht masat e propozuara duke u konsultuar me shoqërinë civile, fëmijët dhe prindërit. Shkollat i përkasin fëmijëve ndaj ato duhet të jenë të hapura, të sigurta dhe miqësorë me fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME