Categories Lajme

Besa Shahini kritika në ditën e largimit: Bindjet e mia janë më të majta se Partia Socialiste e Ramës!

Ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka dhënë një intervistë për emisionin “Open”, pasi u zëvendësua nga ministrja e re, Evis Kushi.

Shahini ka artikuluar edhe disa gjysmë-kritika ndaj Partisë Socialiste, duke deklaruar se PS nuk është mjaftueshëm e majtë, por më shumë “centriste”, pra në qendër.

E pyetur se përse i tha Ramës në zyrë se, “do të angazhohet për një të majtë të re, jo propagandistike”, Shahini tha se nuk i’u referua PS-së në Shqipëri, por lëvizjes Vetëvendosje në Kosovës, të cilën e cilësoi si “një e majtë e vjetër”.

PS është më centriste, se do të më pëlqente mua. E majta e re ngërthen përpjekjet për barazi shoqërore. E përdora feminizmin, sepse nënvizon padrejtësitë që pëfaqëson sistemi patriarkal. Bindjet e mia janë më majtas se Partia Socialiste në Shqipëri. E majta në Shqipëri, është e majtë më centrist. E majta e vjetër populiste apo demagogjike, i’u referova të majtës në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje.
Përfaqësimi gjinor që është arritur në PS nuk mjafton. Kemi më shumë gra, që marrin vendime, por kjo nuk mjafton. Sistemi patriarkal nuk përfundon me kaq“, tha Shahini.

Gjatë bashkëbisedimit në zyrën e Ramës, Besa Shahini i ka thënë kreut të qeverisë. “Do të angazhohem për një të majtë të re, jo të majtë propagandistike. Ndërkohë Rama ia ktheu: “e majta jonë pra…”.

E pyetur mbrëmjen e sotme, për arsyet e largimit të saj nga posti i ministres së Arsimit, Shahini përsëriti faktin se ajo nuk mund të qëndrojë larg familjes dhe nuk pranoi se vendimi për largimin e saj të ketë qenë për arsye të tjera, apo një vendim i marrë nga kryeministri Rama. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME