Categories Lajme

Plagosi me armë zjarri babë dhe bir, kapet pas dy orësh ndjekje autori i dyshuar. Detaje

Autori i dyshuar i ngjarjes në Durrës ku mnetën të plagosur babë e bir është arrestuar. Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

Njoftimi i plotë: Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Durrësit, autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë me armë zjarri. Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e dy shtetasve, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit pistoletë dhe automjetin e autorit.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç. Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME