Categories Lajme

Takimi në Këshillin Politik, Gjiknuri: Ne pranuam çfarë kërkuat, ndryshimet kushtetuese janë në fuqi

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri ia ka bërë të qartë opozitës se ndryshimet kushtetuese janë në fuqi dhe askush nuk mund të ndryshojë këtë. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i ka vendosur afat ditën e premte partive politike që të sjellin propozimet për pragun kombëtar zgjedhort, afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat si dhe duhet të propozojnë mënyrën si do të kryhet akti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore.

“Ndryshimet kushtetuese tashmë janë në fuqi. I doni apo nuk i doni kjo është tjetër çështje. Kemi Kushtetutën në fuqi dhe detyrimin për ta reflektuar në Kodin Zgjedhor. Ju lutem, ju ftoj që në ditët e ardhshme, deri të Premten të sillni propozimet tuaja për: 1) pragun kombëtar zgjedhor, 2) afatet e paraqitjes së listës unike nga aleancat dhe 3) si do kryhet aspekti procedurial i votimit për kandidatët në kushtet e listave të hapura duke ruajtur kuotat gjinore. Nuk duhet humbur kohë. Duhet ti japim bazën ligjore të plotë institucioneve që të përgatisin zgjedhjet.

Kërkesa juaj për të kërkuar në këtë fazë mendimin e ODIHR është e cuditshme kur jeni ju që na detyruat që të bëjmë një marrëveshje në 5 Qershor e cila binte në kundërshtim me rekomandimin kyç të ODIHR që ishte depolitizimi i administratës zgjedhore.

Atëherë nuk donit të pyesnit për ODIHR ndërsa tani qenkeni kujtuar ti kërkojmë mendim! Ne pranuam atë cka kërkuat ju në 5 Qershor dhe firmosëm bashkarisht pikërisht për të ju plotësuar juve kërkesat. Gjithesesi e kemi firmosur atë marreveshje dhe i kemi qëndruar asaj plotesisht.

Marrëveshja e 14 Janarit thotë se ndërsa negociojme mbi rekomandimet e ODIHR dhe nuk  biem dakord atëherë i drejtohemi ODIHR. Nuk kemi një rekomandim për listat e hapura dhe as për ndryshimet në kushtetutë nga ODIHR ndaj nuk kemi cfarë opinioni u kërkojmë.

Unë ju them se jam i gatshëm që pasi të kemi përmbyllur produktin e reflektimit të ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor, ti themi ODIHR se si e sheh. Qëndrimi juaj i sotëm synon që të mos zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë dhe thoni hajdeni futemi në zgjedhje me një kod që bie ndesh me Kushtetutën”, i tha Gjiknuri palëve në tryezën e Këshillit Politik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME