Edhe në qytetin e Vlorës është festuar lindja e Krishtit ku besimtarë të shumtë janë mbledhur në meshen e mbajtur nga At Kostandin Prifti pranë kishes ortodokse . Mesha e cila nisi në oren 23:00 – 00:30 mblodhi rreth vetes me qindra besimtare të cilet në ketë ditë të shenuar i uruan njeri tjetrit Krishtlindje të bardha dhe të begata. Krishtlindja është një festë me orgjinë romake që festohet çdo vit në natën mes datës 24 dhe 25 dhjetor dhe përgjatë tërë datës 25.
Narrativa tradicionale e Krishtlindjeve, që përshkruhet në Testamentin e Ri, thotë se profecia parashikoi lindjen e Jezusit në një stallë në Betlehem, si biri i Jozefit dhe Marias.
Në fakt dita dhe muaji i lindjes së Krishtit nuk dihen, por rreth shekullit të katërt kisha perëndimore zgjodhi datën 25 dhjetor, si një simbolikë për të përkujtuar ardhjen e Zotit në tokë në formën e njeriut, për të shlyer mëkatet e njerëzve.
Krishtlindja festohet nga të tërë dhe është ditë pushimi zyrtare, ku familjet bashkë mblidhen përreth një dreke festive, për të shkëmbyer dhurata.