Categories Lajme

Betejë të vazhdueshme’ e kanë cilësuar mediat angleze lu ftën mes ma fias shqiptare dhe…

Betejë të vazhdueshme’ e kanë cilësuar mediat angleze luftën mes mafias shqiptare dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britaninë e Madhe. Ditën e sotme ‘BirminghamLive’ i ka kushtuar një artikull shqiptarëve të cilët i akuzojnë se po përmbytin Birminghamin me kokainë. Në artikull shkruhet se Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kokainës, kështu që shqiptarët janë tërhequr nga kjo dhe kanë filluar ndërmarrjet e tyre ilegale. Londra është qendra kryesore ku ata veprojnë por janë shpërndarë edhe në qytete e tjera, përfshirë Birmingham. Sipas kësaj medie vitin e kaluar, gangsteri shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një grup që shpërndante kokainë dhe që nga shitja e saj përfitonin shuma marramendëse, u burgos me 25 vjet burg. 33-vjeçari e drejtonte grupin në disa qytete të Anglisë, si në Oksford, Londër dhe Bristol.

Artikulli vijon duke thënë se në vitin 2016 dy shqiptarët Bekim Domi dhe Shkelqim Dardha u burgosën pasi u kapën me 120,000 £ kokainë në Birmingham. Ata u ndaluan më 28 janar të 2016 pas një ndjekje nga policia teksa lëviznin me një Mercedez luksoz. Ndërkohë para trupës gjykuese dy të arrestuarit u përpoqën që të hidhnin fajin njëri tjetrit. Ata më pas u burgosën me katër vjet e tetë muaj burg. Ndërkohë një zëdhënësi policie tha për këtë media se: “Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë ndikimi te konsiderueshme brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainë.”

Erald Mema

Bekim Domi (majtas) dhe Shkelqim Dardha

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME