Categories Lajme

Betohet ambasadorja e re amerikane në Shqipëri, Yuri Kim

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është betuar ditën e sotme. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber, e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar ambasadore e re në detyrë.

Betohet Ambassadorja Kim!  Ajo është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm! Yuri Kim nuk është e para grua, në këtë funksion të lartë diplomatik që vjen në krye të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo është e treta. E para ambasadore amerikane grua që ka shërbyer në Shqipëri, është Mariza Lino, e cila shërbeu në periudhën korrik 1996 deri në maj 1999.

Marsi Ries është e dyta dhe ajo shërbeu në periudhën tetor 2004-maj 2007. Yuri Kim ka shërbyer në poste të larta drejtuese dhe ka një eksperiencë të gjerë në çështje që lidhen me sigurinë kombëtare nga Europa, në Azi e deri në Lindjen e Mesme. Ajo pason ambasadorin amerikan Donald Lu në Shqipëri, mandati i të cilit nisi në 2014 dhe përfundoi në vitin 2019. Që prej largimit të Lu në ambasadën e SHBA-së në Tiranë ka patur një vakum dhe kjo ambasadë është drejtuar nga përfaqësuesja Leyla Mosses Ones.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME