Categories Lajme

Biden bllokon pasurinë për zyrtarët që cenojnë stabilitetin në Ballkan, përfshin Shqipërinë

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka firmosur një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në listën e vendeve përfshihet Shqipëria.

“Në kuadër të situatës në territorin e ish Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë në dy dekadat e fundit, përfshi cenimin e marrëveshjeve të pasluftës si dhe institucioneve, si dhe përhapjen e korrupsionit brenda qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor që dëmton progresin kundrejt qeverisjes efektive dhe demokratike, integrimin e plotë drejt institucioneve transatlantike dhe kësisoj është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara” thuhet në letrën e Biden.

Por çfarë thotë konkretisht dekreti?

(a) Të gjithë pronat apo interesat mbi pronat që janë në Shtetet e Bashkuara, që vijnë në të ardhmen në Shtetet e Bashkuara, ose që vijnë në të ardhmen në pronësi apo në kontroll të një personi në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen nga asnjë person i përcaktuar nga Departamenti i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit. Vendimi është përshëndetur dhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila thekson se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME