KORÇË- ka rënë dëbora e parë në Juglindje të Shqipërisë. Ditën e sotme bora ka zbardhur malin e Gramozit në Ersekë i cili ndodhet 1800 metra mbi nivelin e detit. Po ashtu të gjitha majat mbi 1800 metër në juglindje të vendit përfshirë dhe majën e Bigllës në Dardhë, janë zbardhur nga dëbora. Më rënien dëborës kanë rënë ndjeshëm edhe temperaturat.

