Categories Lajme

Bie kredia, rriten depozitat, përgjysmohem huant e dhënë nga bankat

Edhe pse në fillimet e pandemisë u duk se pati një politikë lehtësuese nga bankat për dhënien e kredisë, ajo është përgjysmuar krahasuar me marsin e një viti më parë. Në një rritje të lehtë janë vetë depozitat me 0.1%.  Fillimi i muajit mars, i cili përkoi me përhapjen e pandemisë paralizoi çdo aktivitet ekonomik, e pasqyruar kjo edhe në rënie e ndjeshme të kredisë së re.

Sipas raportit më të fundit të Bankës së Shqipërisë huaja e re e dhënë ishte 6.4 miliardë lekë, duke shënuar kështu një përgjysmim të mesatares mujore të dhënë një vit më parë. Edhe kreditimi në euro gjatë kësaj periudhe është përgjysmuar krahasuar me mesataren mujore të 2019-s. Monedha e përbashkët ka arritur nivelin më të ulët mujor që nga viti 2015, ku gjatë muajit mars janë dhënë vetëm 32 milionë euro kredi.

Pas përhapjes së koronavirusit Banka e Shqipërisë miratoi disa rregullore dhe nxori një udhëzim për qytetarët dhe bizneset, që mundësonin riskedulimin e kësteve të kredisë me subjektet kredimarrëse për të gjithë ata që do kishin pamundësi pagese. Kjo solli një rritje të stokut të huasë me 3.2% ose 18 miliardë lekë përgjatë muajit mars krahasuar me muajin shkurt.

Stoku i kredisë në fund të muajit mars arriti 597 miliardë lekë , shumë kjo e cila është marrë hua nga bizneset dhe individët dhe rreth 49% e saj është në valutë. Rritja e stokut të kredisë është ndikuar dhe nga forcimi i monedhës së përbashkët evropiane përgjatë muajit mars.Megjithatë depozitat ndryshe nga kreditë nuk u ndikuan nga pandemia. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë depozitat në lekë ruajtën tendencën rritëse edhe pse me një rritje të lehtë prej 0.1%  përgjatë muajit mars në raport me shkurtin.

Nga të dhënat rezulton se individët dhe bizneset kanë rritur kursimet e tyre në lekë edhe pse me doza të moderuara. Arritja e nivelit të valutës evropiane në 131 lekë nga 122-123 që ishte në dy muajt e parë të vitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme në mars të depozitave në euro. Totali i depozitave të raportuara ishte rreth 8.7 miliardë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME