Categories Lajme

Bie numri i lindjeve në Vlorë, mjekët: Shkaqet socio-ekonomike

Qarku i Vlorës po përjeton numër të ulët të lindjeve vit pas viti. Mjekët thonë se tendencat janë gjithnjë e në ulje, ndërsa shkaqet mendohet të jenë socio-ekonomike dhe emigracioni.

Numri i Lindjeve në Vlorë po pëson rënie shqetësuese nga viti në vit.

Mjekët thonë se trendet janë në rënie  të vazhdueshme ndërsa kjo vërehet jo vetëm në krahasimin vjetor por edhe mujor.

“Është e vërtetë që ka një rënie të numrit të lindjeve. Në 2021 kemi pasur gjithsej 720, ndërkohë që po ta krahasojmë me 2020 kemi pasur 770 lindje. Kjo nuk është një rënie drastike, por gjithsesi vihet re trendi në rënie vit pas viti i numrit të lindjeve,” tha mjekja. Problemet socio-ekonomike, emigrimi dhe planifikimi familjare janë disa nga shkaqet kryesore që mendohet të kenë ndikuar në uljen e numrit të lindjeve.

“Faktorët janë ekonomikë, socialë, emigracioni  por edhe planifikimi familjar që ka qenë një nga faktorët kryesorë që nga viti 1990 e mbrapa që ka sjellë një ulje të numrit të lindjeve.

Në vitin 2021 Vlora ishte qarku me shtresën më të ulët natyrore, ndërsa kjo gjë reflektohet në lindshmërinë dhe vdekshmërinë atje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME