Categories Lajme

Bie pretendimi i parë me të cilin Mihal Kokëdhima u mbrojt dje në gjyq

Mihal Kokëdhima deklaroi dje në seancë gjyqësore ku u njoh me masën “arrest me burg” se shoferi shqiptar që drejtonte furgonin me turistët spanjollë që 51-vjeçari pati incident në restorantin e tij në Porto Palermo, ishte i dehur. Por Shqiptarja.com u interesua sot pranë policisë, dhe ky fakt nuk është i vërtetë. Shoferi nuk ka rezultuar në gjendje të dehur, ndërkohë që nga burime pranë guidës ku shqiptarët që shoqërojnë turistët punojnë, mësohet se ka qenë Mihal Kokëdhima, ai që ka qëlluar tre prej grupit me familjarë spanjollë që drekuan në restorantin e tij.

Mihal Kokëdhima, pronar i restorant “Panorma” në Porto Palermo të Himarës, këto ditë është në krye të lajmeve dhe opinionit publik, pas publikimit në Report Tv të videos teksa ai sulmon turistët spanjollë. Në një veprim në kufijtë e çmendurisë, ai hidhet mbi furgonin e turistëve spanjollë duke qëndruar mbi kofano të makinës dhe duke thyer me grushte xhamin e përparmë teksa automjeti është në ecje. Bën më shumë se 3 kilomtra rrugë nga Porto Palermo në Qeparo mbi makinë, dhe gjatë gjithë rrugës qëllon xhamin.

Kjo situatë tmerri ka përfunduar pas thirrjes së tretë të shqiptarëve, shoferit dhe një shoqëruesi po shqiptar ulur në sediljen e vendit të parë, për të zbritur. Mihal Kokëdhima siç u shprehën dje avokatët e tij në Gjykatën e Vlorës do ta apelojë këtë masë sigurie të arrestit me burg, duke kërkuar që të hetohet në liri, ndërsa kanë deklaruar se akuzat nuk qëndrojnë.

Ajo se çfarë konkretisht ka ndodhur ende nuk dihet. Dëshmitë vijnë kontradiktore. Ajo që dihet është se menjëherë pas publikimit të videos, turistë të huaj dhe qytetarë të tjerë shqiptarë nisën të shkruajnë dhe të raportojnë incidente të mëparshme me Mihal Kokëdhimën, duke përshkruar situata të ngjashme. Madje edhe më të rënda. Kokëdhima i ërkcënonte vizitorët që zgjidhnin restorantin e tij për tu ushqyer dhe për të bërë plazh, duke nxjerrë edhe thikën, ndërsa janë të shumta rastet ku ai edhe i ka goditur pushuesit.

Restoranti i ndërtuar mbi plazh në një nga zonat bregdetare më të bukura të Shqipërisë, është pa leje, e megjithatë, nuk dihet se me cfarë mbështetje, Kokëdhima e ka ushtruar aktivitetin e tij në gjithë këto vite pa siguruar lejen. Së fundi, objekti është vënë në procves legalizimi, dhe po aq e dyshimtë mbetet pjesa nëse do të mund të merrej një vendim që të legalizonte një ndërtesë në plazh!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME