Nëse dëshironi që të ëmbëlsoheni por edhe t’i jepni vetes tuaj diçka që do ishte e mirë për shëndetin, atëherë hurmat janë zgjedhja ideale.
- Ulja e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë-Së bashku me sigurinë se ushqimi lëviz nëpër sistemin e tretjes në një normë të shëndetshme, hurmat gjithashtu sigurohen që zorra vetë është e shëndetshme dhe pa baktere të dëmshme. Dhe kur sistemi tretës dhe zorrët po funksionojnë mirë, atëherë edhe zorra e trashë funksionon mirë, duke rezultuar në një rrezik të zvogëluar të kancerit të zorrës së trashë.
- Ju keni energji të madhe dhe të qëndrueshme- Hurmat përmbajnë sheqerna natyrale, glukozë, fruktozë dhe saharozë që do t’ju japin një shpërthim të shpejtë energjie kur të keni nevojë për të. Dhe, ndryshe nga shufrat e energjisë ose pijet, hurmat përmbajnë përbërës të tjerë të shëndetshëm si fibra, kalium, magnez, vitamina dhe antioksidantë që do t’i mbajnë ato nivele lart, dhe energjia juaj nuk do ulet shpejt.
- Shëndeti juaj i tretjes do të përmirësohet-Nëse dëshironi t’i mbani gjërat në sistemin tuaj të tretjes duke ecur mirë dhe rregullisht, hurmat janë gjëja ideale. Në vetëm një filxhan me hurma, do të merrni 12 gram fibra. 48 përqind e konsumit tuaj të rekomanduar ditor!
- Mund të jeni më të zgjuar- Hurmat përmbajnë Vitaminë B6 që është treguar se përmirëson performancën e trurit duke ndihmuar trupin të bëjë serotonin dhe norepinefrin. Serotonina nga ana tjetër rregullon gjendjen shpirtërore dhe norepinefrina ndihmon trupin tuaj të përballet me stresin. Në të kundërt, hulumtimi ka treguar që nivele të ulëta të Vitaminës B6 janë të lidhura me depresionin.
- Trajtimi për hemorroide-Hemorroidet janë venat në anusin tuaj kjo shpesh shkaktohet nga kapsllëku që çon në tendosje në zonë në skajin më të largët të traktit tretës. Kjo është një gjendje e tmerrshme dhe shpesh shumë e dhimbshme që fatmirësisht mund të trajtohet dhe madje edhe të kthehet përmes një ndryshimi në dietë për të ulur kapsllëkun.Shumë mjekë rekomandojnë një dietë të pasur me fibra, dhe kjo përfshin hurmat për të ndihmuar lëvizjen e gjërave në mënyrë që hemorroide tuaj të mund të shërohen.
- Përmirëson sistemin tuaj kardiovaskular-Ndonjëherë gjithçka që duhet janë disa hurma me radhë për një periudhë të gjatë kohore për të kuruar ‘’një zemër të thyer’’. Kaliumi i përfshirë në këtë frut të vogël në dukje është gjetur se ul LDL (kolesterolin e keq) që shkakton bllokime në arteriet që çojnë në goditje dhe madje edhe sulm në zemër. Një studim i grave më të moshuara zbuloi se marrja e lartë e kaliumit shoqërohej me një rrezik më të ulët të goditjes në tru dhe ishemisë dhe vdekshmërisë.
Pra, investoni në hurma – madje disa për një periudhë të gjatë kohore – dhe do të gjeni shëndet të qëndrueshëm, i cili do ndikojë që ju të jeni edhe më të lumtur pastaj.
