Categories Lajme

Bie prodhimi, rritet çmimi/ Vaji i ullirit në Vlorë, 50% më shtrenjtë

Qarku i Vlorës njihet për numrin e lartë të pemëve të ullirit të mbjella në territor, nga ato më shekulloret e deri tek filizat e reja që vijojnë të mbillen nga fermerët. Por ky sezon për ullirin dhe nënproduktin e tij ka qenë i vakët pasi prodhimtaria ka qenë e ulët. Ky fakt pohohet edhe nga drejtuesit e sektorit të bujqësisë në Bashkinë e Vlorës.

“Është një kulturë me tradita ka dhe ullinj shekullorë që do të thotë Shqipëria e ka traditë këtë sektor, ullirin si pemë por edhe përdorimin e vajit të ullirit. Vlora rreth 60-70 % të kontributit të saj në zhvillimin ekonomik e ka bujqësi dhe në këtë përqindje ka shumë të lartë ullirin.

Është ajo më te cilën fermeri ynë, fshatari ynë merret çdo ditë dhe merr të ardhura”, tha drejtuesja e sektorit të bujqësisë në Bashkinë e Vlorës, Aulona Veizi.

Sasia e ullirit të prodhuar zakonisht mblidhet në fabrikat e përpunimit. Një ndër to është në fshatin Skrofotinë, ku fermerë të shumtë, pas vjeljes së ullirit e depozitojnë në këtë fabrikë nga e cila marrin vajin. Administrator I kësaj fabrike vë ne dukje se këtë sezon, prodhimi i pakët i ullirit ka ndikuar në rritjen e çmimit të litrit të vajit. Sivjet një litër vaj është rritur me 50%.

“Vjet ka qenë 6 mijë lekë për një litër vaj sivjet është 8 9 mijë lekë për një litër vaj. Në fund të fundit ai ka një kosto, kostot rriten kur ka pak prodhim”, tha administratori i fabrikës së vajit, Vesat Musa. Shkak për prodhimin e ulët është faktori klimë, ku paqëndrueshmëria e motit ka bërë që të bjerë rendimenti i prodhimit. Një tjetër problem për fermerët është edhe mungësa e fuqisë punëtore.

“Faktori kryesor është ngrohja globale, temperaturat e larta të zgjatura gjatë këtij viti, e dyta është mungesa e shërbimeve, nuk ka fuqi punëtore për të bërë edhe spërkatjen edhe punimet dhe trajtimin e plehrave organike, fuqia blerëse është e vogël.

Ministria e Bujqësisë duhet të ketë një mbështetje më të fuqishme për të mos e lënë këtë pasuri kombëtare që është e vetmja qe kemi”, tha Musa. Ekonomia e shumë prej fshatrave të Vlorës varet nga ky proces, ndërkohë që 79% e gjithë sipërfaqes së tokës bujqësore në të gjithë qarkun është e mbjellë me ullinj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME