Categories Lajme

Vdekja e shqiptarit në “burgun lundrues” bëhet çështje në Britani, njoftohet nisja e hetimeve

Vdekja e të riut nga Durrësi, Leonard Farruku në anijen “Bibby Stokholm”, e njohur edhe si “burgu lundrues” për azilkërkuesit që kanë kaluar Kanalin Anglez me gomone, është bërë çështje në Britaninë e Madhe.

Nën dyshimet për një vetëvrasje nga 27-vjeçari që ia kishte shprehur motrës së tij gjendjen e rënduar psikologjike dhe “trajtimin si kafshë” nga rojet e sigurisë, Sekretari i Brendshëm britanik James Cleverly njoftoi nisjen e hetimeve për vdekjen e Farrukut.

Cleverly tha se vdekja e papritur e të riut shqiptar do të hetohet “plotësisht”. Po ashtu Rachael Griffin, mjeke ligjore e lartë për zonën e Dorset, ka konfirmuar se një hetim për vdekjen e Farrukut do të nis më 21 dhjetor.

Seanca paraprake zakonisht mbahet për të përcaktuar zyrtarisht identitetin e të ndjerit, vendndodhjen e vdekjes dhe potencialisht shkakun e vdekjes përpara se të shtyhet për një seancë të plotë në një datë të mëvonshme.

Lajmi për vdekjen e Farrukut nxiti kritika nga organizata të shumta bamirëse në Britani, të cilat kërkuan një hetim të pavarur për ngjarjen dhe mospërdorimin e anijeve për të strehuar azilantët.

Gazeta “Daily Telegraph”, e cila raportoi për herë të parë emrin e të ndjerit, ka zbuluar se Leonardi kishte paguar 4 mijë euro për të kaluar Kanalin Anglez me gomone.

Motra e tij Jola Dushku, tha për gazetën: “Kur fola me të herën e fundit, më tha se kushtet në atë anije nuk ishin të këqija, por rojet i trajtonin si kafshë. Sipas të afërmve tanë që janë në kontakt me policinë, Leonardi atë natë në orën 23 të mbrëmjes ka pasur disa probleme dhe është qetësuar nga roja. Në orën 3 të mëngjesit ai u gjet i vdekur. Nuk dimë më shumë detaje se si ai vdiq.

Ndërkohë, pas ndarjes nga jeta të 27-vjeçari shqiptar, Sekretari i përhershëm i Home Office, Sir Mattheë Rycroft iu tregoi deputetëve britanikë koston e kontratës së lidhur nga shtetit për të vendosur emigrnatët e paligjshëm në anijen “Bibby Stockholm”, që i kalon 22 milionë paund.

Ai deklaroi se kjo shifër mbulonte pjesën e akomodimit në anijen e kthyer në kamp azilkërkuesit, sipas kontratës me operatorët CTM. Po ashtu ai sqaroi se pas rastit fatkeq do të ketë një vlerësim që do të tregojë nëse akomodimi i azilkërkuesve në bordin e këtij “burgu lundrues” e justifikon koston.

Azilkërkuesit u zhvendosën fillimisht në bordin e “Bibby Stokholm” në gusht, por u evakuuan disa ditë më vonë pas zbulimit të bakterit Legionella në ujin e pijshëm, e që mund të shkaktojë sëmundjen potencialisht fatale të Legjionarëve. Dy muaj më vonë rreth 200 emigrantë u kthyen sërish aty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME