Categories Lifestyle

Bie teoria se 10 000 hapa në ditë ju çon në humbje peshe

Gjatë gjithë këtyre viteve, teoria sipas së cilës 10 000 hapa në ditë ju çon në humbje peshe, fitoi shumë popullaritet, por sipas studimeve të fundit këto mijëra hapa nuk mund ta parandalojnë shtimin në peshë apo humbjen e saj, shkruan Chelsea Ritschel për ”The Independent”. Për të zbuluar nëse mijëra hapa në të vërtetë sillnin ndryshim në peshë, studjuesit nga Departamenti i Shkencave të Sportit të ”Brigham Young” University bashkëpunuan  me kolegë nga Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Dietologjisë, me të cilët zhvilluan një studim me nxënëset e kolegjeve. Si pjesë e studimit, ata analizuan 120 nxënëse gjatë gjashtë muajve të parë të kolegjit. Nxënëset morën pjesë në një eksperiment të numërimit të hapave duke bërë 10, 12 apo 15 000 hapa në ditë, gjashtë ditë në javë për 24 të tilla. Përveç hapave, studiuesit gjithashtu gjurmuan marrjen e kalorive dhe peshën e nxënëseve.

Sipas përfundimeve të tyre, që u botuan në ”Journal of Obesity”, numri i hapave nuk i ndaloi nxënëset të shtonin në peshë, madje edhe midis atyre që bënin 15 000 hapa në ditë. “Mungesa e rënies në peshë ishte e habitshme, pasi aktiviteti fizik u rrit progresivisht”, shkruajnë studiuesit. Nga gjetjet, autori kryesor Bruce Bailey, profesor i shkencës së ushtrimeve në BYU, arriti në përfundimin se ”vetëm ushtrimet nuk janë gjithmonë mënyra më efektive për të humbur në peshë”. ‘Nëse ecën mund të ketë një përfitim në rritjen e aktivitetit fizik, por studimi ynë tregoi se kjo nuk përkthehet në ruajtjen e peshës ose parandalimin e shtimit të peshës”, shtoi ai.

Sidoqoftë, studiuesit vunë në dukje se ecja nënkupton një ndikim të përgjithshëm pozitiv në aktivitetin fizik dhe përfitime të tjera emocionale dhe shëndetësore. “Përfitimi më i madh i ecjes është nxjerrja e njerëzve nga një mënyrë jetese pasive. Edhe pse nuk do të parandalojë shtimin e peshës në vetvete, më shumë hapa janë gjithmonë më mirë për ju”, shton studjuesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME