Dy platformat sociale Instagram dhe Facebook po vuajnë ndërprerje të mëdha, me mijëra përdorues të aplikacioneve që pretendojnë se nuk janë në gjendje të rifreskojnë kryefaqet ose të ngarkojnë foto e video. Instagram, i cili është në pronësi të Facebook ka përjetuar probleme që prej orës dy të ditës (GMT), sipas Downdetector, i cili monitoron ndërprerjet në internet, Harta e ndërprerjeve të Downdetector tregon se përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar, Bregu Lindor i Shteteve të Bashkuara dhe Brazili janë më të prekurit. Por, problemi është ndjerë edhe në Kosovë, me përdorues që janë ankuar për probleme të njëjta.
Shumica e përdoruesve raportuan probleme me krye-faqe, ndërsa të tjerët po përjetojnë gjithashtu probleme me hyrjen në aplikacion dhe qasjen në funksionin Stories. Aplikacionet e Facebook dhe Facebook Messenger filluan të përjetojnë probleme në të njëjtën kohë – megjithëse problemet duket se janë më pak të përhapura. Përdoruesit e Facebook janë duke u ankuar se nuk janë në gjendje të hynë, dhe se nuk mund të ngarkojnë fotografi, me disa që raportojnë ‘ndërprerje totale’.
