Categories Lajme

Bien provat! Lirohet nga qelia një nga të arrestuarit si ‘informator’ i grabitësve në aeroportin e Rinasit

TIRANË – Gjykata kundër  Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit liron nga qelia Hasan Kanaci, punonjës i kargos, pasi 100 mijë eurot e gjetura në banesën e tij, nuk rezultojnë të jetë prerje me numër serie të njëjtë me ato që janë vjedhur nga bankat e nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur më 9 prill në pistën e avionëve të aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas.

Gjyqtari Bib Ndreca ka marrë sot vendimin për lirimin në një seancë në orën 12:00, siç raporton gazetari Elton Qyno, duke ndryshuar masën e sigurimit personal nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”. I dyshuari si informator për paratë i grupit të drejtuar nga Admir Murataj, organizatori i grabitjes i vrarë nga policia, u la i lirë pasi nuk ka prova që e implikojnë me grupin e grabitësve. Shqiptarja.com mëson se edhe nga tabulatet telefonike, nuk rezulton që ai të ketë biseduar në asnjë rast me ndonjë nga grabitësit. Ditën e arrestimit policia sekuestroi 100 mijë euro në banesën e Kanacit, por ai pretendoi se i ka përfituar nga shitja e disa pronave.Hasan Kanaci ishte me post shef i kargos, dhe dyshimet mbi të ranë pasi kishte ndryshuar radhën e ngarkesave për në barkun e avionit Tiranë-Vienë. Sipas procedurës, vlerat monetare janë të  fundit që vihen, pas bagazheve të pasagjerëve, dhe më tej bëhet në pak minuta edhe mbyllja e derës së avionit.

Por më 9 prill, pamjet tregonin se në fillim futeshin disa valixhe qytetarësh, më tej futen thasët me para, dera rri hapur gjatë, dhe më tej afrohet një ngarkesë sërish me valixhe të pasagjerëve. Ky moment është shfrytëzuar nga grabitësit, pesë personat që u futën në pistë me një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” dhe realizuan grabitjen spektakolare të 4.6 milionë eurove. Pak metra larg aeroportit në Tapizë u vra Admir Murataj, organizator i grabitjes, i kërkuar për një sërë grabitjesh të tjera. Grupi thuajse është shkatërruar falë dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, por sërish ka bashkëpunëtorë që nuk janë vënë në pranga. Ndërkohë Krimet e Rënda i kanë kërkuar Interpol të shpallë në kërkim ndërkombëtar për të dytën herë Klement Çalën, personin që dyshohet se në bashkëpunim me Admir Muratajn drejtonin grupit e grabitësve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë plotësisht aksin Gramsh-Kukur

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë aksin Gramsh-Kukur, kamioni rrezikon të bjerë në humnerë Reshjet e shumta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike

Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas Nikoll Radaçit një tjetër shofer me shpejtësi dhe i dehur në timon, momenti kur përplas patrullën e policisë në zonën e ish-kënetës

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit ditën e djeshme, pasi rezultoi i dehur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitje me armë në një argjendari në Kamëz

Një argjendari në zonën e Kamzës është bërë objekt i një grabitjeje me armë këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shira dhe erë e fortë në Elbasan, izolohen 9 fshatra pas shembjes së urës

Reshjet e shiut kanë përfshirë rreth mesditës qarkun e Elbasanit, kryesisht me intensitet të ulët,…

LEXO ME SHUME