Categories Covid-19

Bien shifrat e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit, 28 raste në Vlorë dhe 1 qytetar nga Vlora humb betejen

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 11 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që kanë rënë shifrat e infektimeve. Nga 2615 testime, kanë rezultuar pozitivë 580 persona, ndërsa janë shëruar 528 persona. Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të festave të fundvitit ju bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet, të shmangni grumbullimet dhe të festojnë brenda familjes së tyre të vogël. Vetëm në këtë mënyrë mund të kemi festa të shëndetshme dhe të parandalojmë përhapjen e virusit SarsCov2.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 2615 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 580 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

185 raste në Tiranë, 28 raste në Vlorë, 25 raste në Lezhë, 23 raste në Shkodër dhe Elbasan, 21 raste në Fier dhe Sarandë, 20 raste në Durrës, 19 raste në Kurbin, 18 raste në Kukës, 15 raste në Lushnje, 14 raste në Berat, 13 raste në Dibër, 11 raste në Korçë, 10 raste në Kavajë, Tepelenë, Skrapar, 9 raste në Mirditë dhe Kuçovë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Kamëz, Divjakë, 6 raste në Devoll, Mallakastër, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Pogradec, 5 raste në Krujë, Gramsh dhe Vorë, 4 raste në Bulqizë, 3 raste në Has dhe Peqin, 2 raste në Pukë, Belsh, Kolonjë, Klos, 1 rast në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.426 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 382 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 13 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojnë betejën me sëmundjen 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Peqini, të moshave 59-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME