Categories Lajme

‘BIJ TË VLORËS ”Brunilda Hysaj kandidon në komunën e Meranos në Bolzano në Italinë e veriut

Të jesh emigrant për shqiptarët sot nuk është lajm sepse kanë kaluar pothuajse shumica e tyre nga kjo rrugë. Nuk ka familje në Shqipëri që mos të kenë njerëzit e tyre të dashur në emigracion. Një start i filluar rreth tre dekadave më parë ku me rezikun e jetës shqiptarët patën kontaktin fizik me ”botën e lirë”. Po ishte vërtet e ‘lirë” kjo botë e madhe?. Në përpjekjet e përditshme për të mbijetuar jeta të sillte përballë vështirësi të komunikimit për shkak të gjuhës, sigurimin e vëndit të punës, një strehe për vete apo familiarët dhe këto kur në anën tjetër veç tundimeve të fitimit të shpejtë ishte dhe racizmi në jetën e përditshme apo nga propaganda e mediave ku forcat e ndryshme politike kërkonin të përfitonin mbi dhimbjen e emigrantëve. Me kalimin e viteve u vërtetua dhe vitaliteti i bijve të shqipes të cilët në kohë rekord u integruan në shoqëritë ku jetojnë dhe dolën shpejt në sipërfaqe krahsuar me komunitetet e tjera emigrante. Cilësia shqiptare nuk mohohet me familjet shëmbullore me fëmijët të shkëlqyer në shkolla, gjithashtu në sporte, art, mjeshtri teknikoprofesionale etj. por shqiptarët duan edhe përfaqësuesit e tyre në skenën politike të vëndeve ku jetojnë.

Është kjo vajzë vlonjate që nuk është as e para dhe as e vetmja në maratonën politike të emigrantëve. Brunilda Hysaj kandidon në komunën e Meranos në Bolzano në Italinë e veriut. Veçse është një inxhiniere në karierë në një nga fabrikat më në zë në Itali aktiviteti i saj shtrihet edhe në organizata humanitare për mbrojtjen e të drejtave të grave. Do ti përmbahem fjalëve të saj për këtë kandidim.

”përsa i përket shqiptarëve, dëshiroj shumë të jem një mbështetje, një shembull pozitiv, një pikë orientimi, të jem zëri i tyre në komunën e Meranos. Eksperienca e jetës time si emigrante,e bërë gjithshka me forcat e mia, mund të jetë garanci për votën e tyre. ”

Thjesht dhe bukur! Ne si vlonjatë krenohemi për vajza të tilla që energjinë e tyre e vënë në shërbim të shërimit të një plage në emigracion dhe për këtë ftoj gjithë shqiptarët e Italisë që ta mbështesin përpjekjen e saj. Të urojmë suksese në zgjedhje dhe të falenderojmë gjithashtu që je anëtare e grupit tonë!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME