Categories Lajme

Bilanci\ 119 raste të reja në 24 orët e fundit, Vlorë 1 rast

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit 119 persona janë infektuar me COVID-19. Po ashtu janë shënuar edhe 2 viktima nga COVID-19. Dr. Flutura Beqo tha se dy të moshuar nga Durrësi dhe Korça e humbën betejën së fundmi me virusin teksa theksoi se në dy spitalet Covid vijon shtimi me pacientë të dyshuar si të infektuar. Sa i përket të shëruarve, numri ka qenë i ulët në krahasim me të infektuarit, pasi vetëm 22 pacientë në 24 orët e fundit fituan betejën me COVID-19. Kurse për rastet e reja, Tirana kryeson me 54, ndjekur nga Kamza me 10, Elbasani dhe Kukësi me 7 dhe Korça me 6. 117 pacientë janë deri më sot të shtruar në dy spitalet dedikuar trajtimit të COVID-19, 16 prej të cilëve në terapi intensive dhe 5 në intubim.NJOFTIMI NGA MINISTRIA E SHENDETESISE COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 119 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Dr. Flutura Beqo Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, ndërsa 119 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3816 , që nga fillimi i epidemisë.
Mjekët e familjes në të gjithë vendin po vijojnë të monitorojnë çdo ditë personat aktivë me COVID19, që janë të izoluar në banesë. Nëse kërkoni të lidheni me mjekun tuaj të familjes, Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40.
I kujtojmë çdo qytetari të konfirmuar pozitiv ose që është në pritje të përgjigjes së tamponit, të respektojë detyrimin e vetëkarantinimit, për të mos u bërë rrezik për përhapjen e infeksionit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 117 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 16 në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.
Ju informojmë se në dy spitalet COVID po vijojnë të trajtohen edhe 12 pacientë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, vijon të ketë rritje të numrit të pacientëve të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça. I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Nisur nga situata në të cilën ndodhemi, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel edhe një herë qytetarëve të rrisin vigjilencën dhe të respektojë në përditshmëri masat për frenimin e përhapjes së virusit:
Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën;
Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distancës, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse edhe në ambientet e hapura. Shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit.
Bashkëpunimi juaj është jetik për të frenuar përhapjen e virusit.
Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (17 Gusht 2020)
Testime totale 50928 Raste pozitive 7499 Raste të shëruara 3816 Raste Aktive 3453 Humbje jete 230 (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 32, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 9, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1854, Durrës 433, Shkodër 290, Fier 150, Lezhë 134, Korçë 132, Vlorë 127, Kukës 107, Elbasan 101, Berat 57, Gjirokastër 34, Dibër 34

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME