Categories Lajme

Bilanci në botë nga covid, mbi 72 mln të prekur

Covid-19 çdo sekond shton shifrat, duke shënuar mbi 72 milionë persona të prekur nga pandemia në të gjithë botën, ndërkohë që 1,611,948 persona kanë ndërruar jetë. Nga të prekurit nga pandemia janë shëruar mbi 50 milionë pacientë. Shtetet e Bashkuara renditen të parat me numrin më të lartë të infektimeve. India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimeve. Ndërkohë, gjatë orëve të fundit është shënuar një rritje e numrit të infektimeve, ku janë shënuar pozitiv mbi 30,354 persona dhe numrit në total është 9,8 milionë. Kanë ndërruar jetë mbi 393 pacientë dhe shifra në total e vdekjeve është 143, 055.

Situata është problematike dhe në Evropë ku vende si Franca, Spanja, Gjermania, Greqi dhe Italia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë hyrë në izolim për herë të dytë. Në Gjermani gjatë orëve të fundit janë regjistruar pozitiv mbi 21,816 të infektuar, duke e çuar numrin në total 1,320,592 persona. Ndërsa numri i vdekje është rritur, duke regjistruar mbi 351 pacientë dhe në total është 22,171. Franca është një nga vendet që gjatë valës së dytë të pandemisë ka shënuar një rritje të numrit të infektimeve, ku si pasojë ka vendosur masat izoluese më herët se vendet e tjera në Europës dhe ende vazhdon të jetë në izolim.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia, me numrin më të lartë të vdekjeve në valën e parë, por dhe në valën e dytë në vend është shënuar një numër i lartë infektimesh, ku vendi ka hyrë në izolim total. Greqia po ashtu është një nga vendet që ka shënuar një rritje të numrit të infektimit dhe si pasojë dy ditë më parë ka shpallur paketën e re të masave parandaluese, e cila është shtyrë deri më 7 janar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME