Categories Lajme

Bilanci paraprak në tre bashki: 180 objekte të pabanueshme, 21 godina në Durrës do të shemben

Zv.Ministrja e Brendshme Rovena Voda ka përcjellë një bilanc paraprak mbi dëmet e inspektuara deri më tani nga tre bashki të vendit, Durrës, Shijak dhe Krujë. (qarku Durrës) (Në bilanc nuk përfshihet Tirana;). Sipas bilancit të deritanishëm, janë inspektuar 469 objekte, ku 180 prej tyre janë shpallur të pabanueshme.

Shumica e godinave të pabanueshme (150) gjenden në qarkun e Durrësit, atje ku dëmet e tërmetit 6.4 të shkallës rihter kanë qenë dhe më masivet. Zv.Ministrja u shpreh se në Durrës 21 objekte të tjera do të prishen për shkak se rrezikojnë jetën e qytetarëve dhe s’mund të riparohen.

SHIFRAT AKTUALE “Deri më tani në Shqipëri kanë ardhur ekspertë nga Greqia, Turqia, SHBA, BE, Zvicra dhe Franca, dhe pritet që në ditët në vijim të vijnë të tjerë.

  • Bashkia Durrës – 378 Objekte të inspektuara, 150 të pabanueshme, 21 për tu prishur;
  • Bashkia Krujë – 46 Objekte të inspektuara, 5 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;
  • Bashkia Shijak – 45 Objekte të inspektuara, 25 të pabanueshme, asnjë për t’u prishur;

Vazhdon shembja e banesave të shkatërruara nga tërmeti në bashkinë Durrës, mbi bazën e vendimeve të këshillit bashkiak, sipas vlerësimit teknik zyrtar të ekspertëve. Deri më sot, ora 18:30, janë prishur 15 objekte të shkatërruara, 8 objekte në qytetin e Thumanës dhe 7 objekte në Durrës. Aktualisht, në Durrës vijon aksioni dhe po punohet në 8 objekte.”-tha zv.Ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME