Categories Bota

Grabitjet nëpër muze nuk kanë të ndalur, grabitet një muze në Berlin

Muzeu i Stasi-t në Berlin, që tregon historinë e policisë politike të ish-Republikës Demokratike të Gjermanisë, është grabitur nga persona ende të paidentifikuar. “Gjatë kësaj grabitjeje janë vjedhur bizhuteri dhe dekorime prej ari”, njoftuan sot autoritetet, disa ditë pas grabitjesspektakolare të një muzeu në Dresden.

“Grabitësit janë futur të dielën nga një dritare e muzeut, kanë thyer disa xhama dhe kanë grabitur medalje dhe bizhuteri”, deklaroi policia në një komunikatë, të cilën e raporton AFP, transmeton KultPlus. Momenti i grabitjes nuk dihet, por një punonjës ka zbuluar dje në mëngjes vitrinat e thyera në sallat e ekspozitave.

“Mes sendeve të vjedhura gjendej një medalje ari i Urdhërit për Merita Patriotike, një e Urdhërit të Leninit dhe një e Urdhërit të Karl Marksit, deklarata më e lartë në Gjermaninë komuniste”, theksoi drejtori i muzeut, Jörg Drieselmann për të përditshme “Tagesspiegel”. “Unaza dhe një orë janë grabitur. Ato iu ishin konfiskuar qytetarëve nga policia politike”, shtoi ai. Pas rrëzimit të regjimit komunist në vitin 1990, shumë sende iu janë kthyer pronarëve të tyre. Disa të tjera që nuk janë kërkuar janë ekspozuar në Muzeun e Stasi-t.

“Nuk kanë qenë thesare me vlera të çmuara. Por, ne jemi një muze historik dhe nuk presim të grabitemi”, deklaroi drejtori për “Tagesspiegel”. Kjo grabitje ndodhi disa ditë pas një grabitjeje në muzeun e ashtuquajtur “Grünes Gewölbe” në Dresden, në ish-RDGJ, ku grabitësit kanë marrë bizhuteri të shekullit XVIII me një vlerë të pallogaritshme/ KultPlus.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME