Categories Sport

Biletat e Superkupës vetëm për meshkuj, polemika në Itali

Futbolli italian është me pushime për disa ditë, por në Arabinë Saudite është thuajse gjithçka gati për edicionin e 31-të të Superkupës së Italisë. Një trofe, që do të diskutohet mes Juventusit dhe Milanit më 16 janar, në “King Abdullah Sports City Stadium”, në Geda.

Liga ka bërë të ditur se “Sela Sport”, partneri për organizimin e Superkupës së Italisë 2018/2019, ka hedhur në treg biletat e kësaj ndeshjeje dhe interesimi është i jashtëzakonshëm, duke parë që tashmë janë zënë 50000 vende. Biletat shiten “online”, por duhet pasur shumë kujdes, sepse në disa sektorë të stadiumit biletat shiten vetëm për burrat, kështu që ata që janë të shoqëruar nuk mund të shkojnë aty.

Kategoritë e biletave janë dy. Në vendet më pranë terrenit të lojës nuk ka bileta për femrat, që mund të ulen vetëm në sektorët “Family”, të ndarë në “Gold”, “Silver” dhe “Upper 1,2”. Por edhe në këta sektorë ka kufizime: femrat nga Arabia Saudite mund të ulen në këto vende vetëm nëse janë të shoqëruara nga një mashkull. Kufizime ka edhe për femrat tifoze të huaja, që duhet t’i përshtaten vendit me veshjen tradicionale arabe. Kjo nuk është diçka e re në këtë vend, por me siguri që këto rregulla për tifozet femra do të sjellin polemika në Itali

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME