Categories Lajme

Bilisht, dy të rinj konfliktohen me njëri-tjetrin

Një ngjarje e rëndë është raportuar nga policia se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bilishtit.

Burime bëjnë me dije se 25-vjeçari Rei Fama ka shtirë me automatik drejt 20-vjeçarit Kevi Bregu pas një konflikti për motive banale. Fatmirësisht 20-vjeçari u shpëtoi plumbave. Arsyeja e sherrit midis të rinjve që kishin njohje të mëparshme nuk është bërë ende me dije.

Pas ngjarjes, Fama është larguar me shpejtësi me automjetin e tij në drejtim të paditur dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, ngjarja ka terrorizuar banorët e zonës të cilët janë trembur pamasë nga të shtënat.

Njoftimi i policisë:

Policia e Devollit ka shpallur në kërkim shtetasin R.F, 25 vjeç, banues në Bilisht pasi ka tentuar që të vrasë një 20-vjeçar. Mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Bilishtit, shtetasi i mësipërm pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të shtetasit K.B, 20 vjeç, banues në Bilisht, por pa i shkaktuar dëmtime këtij të fundit dhe më pas është larguar me shpejtësi me automjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një copë fishek luftarak. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R.F, i dyshuar si autor i kësaj ngjarje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME