Categories Lajme

E dini sa do të paguhet Mogherini e Juncker kur të dalin në pension?

Teksa Europa dhe e gjithë bota po shkon drejt një krize të ashpër, duket se Bashkimi Europian ka menduar më së miri për të siguruar pleqërinë e eurodeputetëve dhe komisionerëve përfaqësues të shteteve të ndryshme.

Gazeta italiane “Il fatto quotidiano” ka zbuluar dokumentin e Komisionit Europian ku janë përcaktuar pensione stratosferike për zyrtarët e lartë të saj.

Sipas këtyre të dhënave kreu në ikje i këtij institucioni Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension 22 mijë euro në muaj, ndërsa Federica Mogherini, 20 mijë euro në muaj.

Parashikohen gjithashtu edhe shpërblime një vjeçare deri në 65% të pagës aktuale të tyre.

Sipas rregullave të unionit kreu në ikje i komisionit Europian Jean Claude Juncker do të përfitojë një pension jo pak por 22 mijë euro në muaj nga 27 mijë euro që ishte paga e tij në këtë detyrë.

Nuk mbetet pas as Federica Mogherini, përfaqësuesja e lartë për çështjet e jashtme në KE e cila në moshën e pensionit do të shijojë 20 mijë euro në muaj, vetëm 2 mijë euro më pak sesa paga aktuale e saj.

Të dhënat kanë dalë nga hetimet e kryera nga media italiane “Il fatto quotidiano” e cila e ka cilësuar si një skandal të Brukselit.

Sipas këtyre të dhënave edhe për 21 komisionerët europianë në ikje, që janë paguar me të paktën 22 mijë euro rrogë mujore është parashikuar të përfitojnë të paktën një pension mujor prej 18 mijë eurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME