Categories Lajme

Bindja Demokratike: 4 angazhimet për ekonominë e financat publike

Bindja Demokratike: 4 angazhimet për ekonominë e financat publike\  Kollozi: Zëvendësim i tatimit progresiv me atë të sheshtë prej 10%, për të paktën dy vjet . Bindja Demokratike do të kërkojë zëvendësimin e tatimit progresiv me tatimin e sheshtë prej 10% për një periudhë kohore të paktën 2-vjeçare, me qëllim rimëkëmbjen e buxheteve familjare.”, – e nisin kështu programin e tyre konkret për sa i përket prioriteve për ekonominë e financat publike, kjo forcë poltike.

Duke shpjeguar këtë program, koordinatori politik i qarkut të Vlorës Ardi Kollozi, tha se ata janë konsultuar me ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend, si pjesë e stafit të kësaj forcë politike. Ndërsa vijoi se do të kërkojnë, gjithashtu, uljen e TVSH nga 20% në 15%, fakt që do të ndihmonte në uljen e çmimit të mallrave dhe shërbimeve të produkteve, por do të ndihmonte edhe në rritjen e formalizmit të ekonomisë dhe uljen e evazionit fiskal.

“Më pas, mendojmë që për të ardhurat vjetore mbi 3 milion lekë të vendoset një tatim i përshkallëzuar deri në 25%, – tha Kollozi, – Këtu të përfshihen të gjitha të ardhurat personale të individëve, sipas burimeve të formimit (paga, të ardhura nga interesat, qiratë, dividenti, përfitime nga kapitali në pronësi etj.) pavarësisht nivelit të tyre.

Sipas këtij programi tatimi mbi të ardhurat personale do të aplikohet mbi të ardhurat neto, duke u njohur qytetarëve kostot kryesore të jetesës (qiratë, shpenzimet mjekësorë, shpenzimet për arsim, interesat bankare për investime madhore, si blerje e banesave, makinave etj.)

Gjithashtu gjatë shpjegimit të programit elektoral për ekonominë dhe taksat publike, Kollozi saktësoi për mediat se duhet riparë niveli i taksave dhe tarifave të shumta, që kanë vendosur këshillat vendorë, të cilat në disa raste peshojnë shumë më tepër se taksat qendrore.

Ai tha se: “Bindja Demokratike do të mbështesë raportet miqësore dhe ato të një partneriteti të besueshëm midis shtetit dhe biznesit përmes: Transparencës së sistemin ekonomik dhe konkurrencës së ndershme. Përmirësimit të marrëdhënies ndërmjet institucioneve dhe sipërmarrjeve private duke ulur ndjeshëm arrogancën dhe abuzimet. Krijimit të një mjedisi fiskal tërheqës dhe të qëndrueshëm për investitorët e huaj dhe nxitjes së investimit në teknologji dhe inovacion.”

Duke parë situatën e rëndë ekonomike të vendit dhe rritjen e Borxhit Publik në më shumë se 80% të Produktit të Brendshëm Bruto, Ardi Kollozi tha se forca politike që ai përfaqëson do të kërkojë me ngulm vendosjen e një moratoriumi 5-vjeçar për koncesionet.

Bindja Demokratike garanton gjithashtu se pas 25 prillit do të kërkojë rishikimin e kuadrit ligjor për të garantuar që të gjitha kontratat koncesionare të kalojnë në parlament, duke saktësuar se sipas tyre duhet të përjashtohen nga gara për të fituar një koncesion shoqëritë e regjistruara në offshore, ku mungon transparenca e pronarëve, pa përvojë të suksesshme në fushën përkatëse, si dhe duhet hequr praktika për pranimin e një oferte të pakërkuar, që vjen nga subjektet private.

Kollozi: Ja 4 angazhimet e BD për ekonominë dhe financat publike “Zëvendësim i tatimit progresiv me atë të sheshtë për të paktën dy vjet” Bindja Demokratike do të kërkojë zëvendësimin e tatimit progresiv me tatimin e sheshtë prej 10% për një periudhë kohore të paktën 2-vjeçare, me qëllim rimëkëmbjen e buxheteve familjare.”, – e nisin kështu programin e tyre konkret për sa i përket prioriteve për ekonominë e financat publike, kjo forcë poltike.

Duke shpjeguar këtë program, koordinatori politik i qarkut të Vlorës Ardi Kollozi, tha se ata janë konsultuar me ekspertët më të mirë të ekonomisë në vend, si pjesë e stafit të kësaj forcë politike. Ndërsa vijoi se do të kërkojnë, gjithashtu, uljen e TVSH nga 20% në 15%, fakt që do të ndihmonte në uljen e çmimit të mallrave dhe shërbimeve të produkteve, por do të ndihmonte edhe në rritjen e formalizmit të ekonomisë dhe uljen e evazionit fiskal. “Më pas, mendojmë që për të ardhurat vjetore mbi 3 milion lekë të vendoset një tatim i përshkallëzuar deri në 25%, – tha Kollozi, – Këtu të përfshihen të gjitha të ardhurat personale të individëve, sipas burimeve të formimit (paga, të ardhura nga interesat, qiratë, dividenti, përfitime nga kapitali në pronësi etj.) pavarësisht nivelit të tyre.

Sipas këtij programi tatimi mbi të ardhurat personale do të aplikohet mbi të ardhurat neto, duke u njohur qytetarëve kostot kryesore të jetesës (qiratë, shpenzimet mjekësorë, shpenzimet për arsim, interesat bankare për investime madhore, si blerje e banesave, makinave etj.) Gjithashtu gjatë shpjegimit të programit elektoral për ekonominë dhe taksat publike, Kollozi saktësoi për mediat se duhet riparë niveli i taksave dhe tarifave të shumta, që kanë vendosur këshillat vendorë, të cilat në disa raste peshojnë shumë më tepër se taksat qendrore.

Ai tha se: “Bindja Demokratike do të mbështesë raportet miqësore dhe ato të një partneriteti të besueshëm midis shtetit dhe biznesit përmes: Transparencës së sistemin ekonomik dhe konkurrencës së ndershme. Përmirësimit të marrëdhënies ndërmjet institucioneve dhe sipërmarrjeve private duke ulur ndjeshëm arrogancën dhe abuzimet. Krijimit të një mjedisi fiskal tërheqës dhe të qëndrueshëm për investitorët e huaj dhe nxitjes së investimit në teknologji dhe inovacion.”

Duke parë situatën e rëndë ekonomike të vendit dhe rritjen e Borxhit Publik në më shumë se 80% të Produktit të Brendshëm Bruto, Ardi Kollozi tha se forca politike që ai përfaqëson do të kërkojë me ngulm vendosjen e një moratoriumi 5-vjeçar për koncesionet.

Bindja Demokratike garanton gjithashtu se pas 25 prillit do të kërkojë rishikimin e kuadrit ligjor për të garantuar që të gjitha kontratat koncesionare të kalojnë në parlament, duke saktësuar se sipas tyre duhet të përjashtohen nga gara për të fituar një koncesion shoqëritë e regjistruara në offshore, ku mungon transparenca e pronarëve, pa përvojë të suksesshme në fushën përkatëse, si dhe duhet hequr praktika për pranimin e një oferte të pakërkuar, që vjen nga subjektet private.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

Një tjetër rast konflikti është ‘zgjidhur’ me përdorimin e thikave në Kuçovë. Raportohet se dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt dhe përleshje brenda një lokali në Korçë, shoqërohen i dëmtuari dhe pronari

Një konflikt dhe përleshje brenda një lokali në qytetin e Korçës ka përfunduar me pasoja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër

Zyrat e IdentiTek do të jenë të hapura ditën e premte, 26 dhjetor, në 12…

LEXO ME SHUME