Categories Bota, Covid-19, Lajme

Binjaket e lindura me Covid festojnë Krishtlindjen me familjen, u mbajtën 6 javë në spital

Binjaket e parë që kanë lindur bartës së Covid 19 në Britani, festojnë tashmë Krishtlindjen e tyre të parë, së bashku me familjen, ndërsa nëna e tyre shprehet se ndihet e bekuar që e ka arritur këtë moment. Sarah Curtis, 34 vjeç, nga Distington, Cumbria, thotë se festimi i periudhës festive me familjen e saj është ‘dhurata më e madhe’ që mund të kërkojë ndonjëherë. Nëna e pesë fëmijëve u shkatërrua kur mjekët i thanë asaj se ajo kishte dalë pozitive për virusin vrasës vetëm disa ditë para se të lindte Kenna dhe Lissa.

Ato kanë lindur në fillim të Korrikut, dhe janë raportuar si bebet e para që kanë rezultuar me Covid. Dy binjaket kaluan gjashtë javë në spital, ku u mbajtën nën monitorim nga mjekët, para se të bashkoheshin me familjen e tyre.  Foshnjat ‘e shkëlqyera, të bukura dhe të shëndetshme’, tani pesë muajshe, po lehtësojnë jetën në shtëpi dhe do të shijojnë Krishtlindjet e tyre të para me familjen.

Sarah tha se ajo e konsideron çdo ditë si një bekim dhe fëmijët e saj po presin me padurim dhuratat e tyre. ‘Unë kisha shumë frikë se do t’i humbja – ishte aq e tmerrshme dhe paralizuese. Unë mund t’i kisha humbur, mund të kisha vdekur atje në spital – por ne jemi këtu tani mezi presim të festojmë së bashku Krishtlindjet si një familje. Unë i numëroj çdo ditë bekimet që i kam marrë. Ata më mbushin me aq shumë gëzim dhe nuk lodhesh kurrë nga çdo buzëqeshje. Thjesht mirënjohës për ta’, shprehet Sarah për Daily Mail.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME