Categories Lajme

Biseda të tjera për blerje votash/ Gazetari: Përgjimet e “Zogut të Tiranës”, personazhe të njohur pjesë e …

Gazetari Elton Qyno shprehet se në përgjimet e grupit të prostitucionit ku ishte i përfshirë edhe Hermes Nikaj, ka emra dhe personazhe të njohur.

I ftuar në studion e “Report TV”, Qyno shprehet se ka lexuar dhe parë edhe disa biseda të tjera që kanë të bëjnë me blerjen e votave, por në lidhje me këtë çështje nuk preferoi të japë detaje.

“Nuk e kam mbyllur këtë dosje. Ka akoma materiale. Janë njerëz të njohur. Unë e kam ruajtur etikën. Ndonjë portal është munduar të hulumtojë dhe të gjejë diçka më shumë. Unë si gazetar, që ka burimin kryesor, jam munduar të mos publikoj emrat. Ka ende skandale me blerje votash. Janë ende disa biseda por nuk flas dot më tepër. Përsa i përket pjesës së prostitucionit do vazhdoj të botoj edhe dy numra të tjerë të paktën”, tha Qyno.

I pyetur nëse ka marrë kërcënime, gazetari u shpreh se i kanë ardhur thjesht mesazhe ku i kërkohet që të mos nxjerrë emra.

“Nuk jam kërcënuar nga askush, por kam marrë mesazhe të tipit: Mos e publiko emrin tim, pse e nxorre, etj. Nëse do hidhem në gjyq, do publikoj edhe unë provat e mia”, shtoi gazetari Elton Qyno.

Hermes Nikaj është arrestuar më 24 nëntor dhe ndodhet në masë arresti me burg për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit, por edhe të shitjes së trupit të tij kundrejt pagesës. Rrjetin e zbërtheu dëshmia e një vajze që shfrytëzohej nga Zogu i Tiranës për prostitucion, ku ky i fundit merrte edhe pjesën e tij të fitimit.

Përgjimet e publikuara nga gazetari Elton Qyno, kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizit, punonjës policie etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME